Nis rikualifikimi urban i bllokut të banimit në Kombinat

2018-05-02 0

Rrugët e dëmtuara ndër vite, me ujërat e zeza që rrezikonin të ktheheshin në burim infeksioni, së shpejti do të jenë thjesht një kujtim i shëmtuar për mijëra banorët e Kombinatit. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për transformimin e bllokut që kufizohet nga Rr. ?Llambi Bonata? ? ?Haki Stermilli? ? ?Musine Kokalari? në Kombinat, si dhe rikonstruksionin e Rr. ?Zyber Zeneli?, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone, si dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi fillimin e punimeve në të gjithë lagjen ku parashikohet të ndërtohen rrugë, trotuare, lulishte dhe hapësira çlodhëse e argëtuese për fëmijë. Veliaj u shpreh se në dy vitet e dyta të mandatit, fokusi do të jenë në zonat peri-urbane, si Kombinati dhe zonat përreth.

Free Traffic Exchange